28 Dhjetor 2024

Vdekja e Michael Jackson, zbulohen fajtorë të tjerë

Los Angjelos, 30 prill - Gjyqi për vdekjen e Michael Jackson-it ka sjellë zbulime të reja. Pas dënimit të mjekut Conrad Murray për vrasje me dashje të këngëtarit, tashmë përgjegjësia po bie edhe mbi kompaninë që e punësoi atë.

Në procesin e fundit civil familja e yllit të muzikës pop ka akuzuar “AEG Live”, promotorin e turit të fundit të Jackson-it në vitin 2009 dhe i kërkon kësaj të fundit 40 milionë dollarë dëmshpërblim. 

Sipas akuzës, kompania është përgjegjëse për vdekjen e artistit pasi ishte ajo që punësoi mjekun Murray, duke kërkuar që ta ngiste atë në skenë me çdo kusht. 

Avokatët e kompanisë hedhin poshtë akuzat, duke mohuar se ishte me të vërtetë “AEG Live” që punësoi mjekun Murray. Firma AEG argumenton se Jackson kishte një histori të gjatë të abuzimit me drogë para se ai t’i nënshtrohej trajtimit nga doktor Murray.

Ndërsa, ish-avokati i familjes ka treguar me gisht organizatorët e turit dhe ka thënë: “I bënin presion Conrad Murrey-it vetëm e vetëm që Michael-i të dilte në skenë. Do të jetë e vështirë që të qëndrojnë jashtë përgjegjësisë”.

Këngëtari, i cili humbi jetën në qershor të vitit 2009 në Los Anxhelos, po përgatitej për një tur impenjativ. Një dozë e tepruar anestezikësh të përdorur rezultoi fatale për të. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)