Vajza e Whitney Houston në prag të vdekjes
Atlantë, 3 shkurt - Vajza e Whitney Houston dhe Bobby Brown, Bobbi Kristina është akoma në gjendje kritike, e shtrirë në spitalin e Atlantës.
Më 2 shkurt familja e saj e lëshoi një deklaratë ku thuhej se 21 vjeçarja është duke luftuar për jetë por siç duket ajo mund ta humb betejën.
Bobbi Kristina është me frymëmarrje artificiale dhe testet e fundit tregojn se funksioni i trurit është shumë i vogël.
Në spital pranë saj po qëndrojn babai i saj dhe të gjithë afërmit përfshirë dajët, tezet. kushërinjët dhe miq të shumtë.