25 Dhjetor 2024

Vajza e Madonnës, bëmë mama të të ngjaj

Los Angelos, 16 mars - Ndonëse Madonna është vazhdimisht larg familjes në turnetë e saj, kjo nuk e pengon të bijën e saj 15-vjeçare që t’i ngjasojë gjithmonë e më shumë.

Lourdes Leon po largohet gjithmonë e më dukshëm nga moda e adoleshenteve të kohës, për t’u veshur në mënyrë më të ngjashme me atë të nënës së saj këngëtare.

15-vjeçarja u fotografua ditën e enjte në Nju Jork, në dalje të një taksie, me një stil veshje të parë shpesh nga Madonna në koncertet e saj.

Megjithatë, metamorfoza nuk është vetëm e njënanshme, pasi duket se ekziston një sintoni e plotë midis nënës dhe vajzës për pamjen e tyre të jashtme.

Pas shumë kohësh me flokë të verdhë, edhe 53-vjeçarja vendosi të ndryshojë ngjyrë, duke u bërë brune si Lourdes. Së fundmi, Madonna dhe e bija kanë punuar për lëshimin e një linje të personalizuar veshjeje për të rejat, të quajtur “Meterial Girl fashion”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)