Vajza e Beyonce merr pjesë në filmin e nënës
Nju Jork, 17 dhjetor - Filmi i metrazhit të shkurtë, i cili u transmetua me rastin e përvjetorit të lansimit befasues të albumit të Beyonce, ka si personazh edhe vajzën e Beyonce Blue Ivy.
Ky film ishte një montazhë e jetës së Beyonce në publik, roli i saj si nënë dhe bashkëshorte si dhe pikëpamjet e saj mbi feminizmin.
Në këtë film ajo tregon se si nëna e saj e kishte mësuar atë se si të jetë e fortë në jetë dhe asnjëherë të mos luaj rolin e viktimës, të mos arsyetohet dhe të mos presë kurrë që dikush tjetër ti bëjë gjërat për të.