09 Janar 2025

Vajza e aktorit Mel Gibson nga filmi Patrioti ka vdekur në moshën 21 vjeçare

Teksas, 21 korrik - Skye McCole Bartusiak, e cila ka luajtur rolin e vajzës së aktorit të njohur  Mel Gibson, ka vdekur në shtëpinë e saj në Teksas, të premtën më 18 korrik.

Bartusiak ka luajtur edhe me Charlize Theron dhe Tobey Maguire në filmin The Cider House Rules dhe në Don't Say a word, bashkë me Michael Douglas. Ajo poashtu ka marrë pjesë edhe në emisionet televizive House dhe Lost.

Ajo është bërë anëtarja e dytë e familjes së Mel Gibson e cila vdes e re. Në mënyrë të njëjtë ka vdekur edhe vëllai i saj nga i njëjti film. Heath Ledger ka vdekur nga një mbidozim droge në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)