10 Janar 2025

UNESCO vendosë sot për Kosovën

Paris, 12 tetor - Sot në Paris Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s do të vendosë nëse në rendin e ditës do të përfshijë propozimin e rekomandimit për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilave kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe rreth njëzet prej këtyre vendeve e kanë miratuar tashmë kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Çështja e pranimit të Kosovës sot pritet të përfshihet në agjendën e diskutimeve dhe do të votohet më 20 tetor, para përfundimit të sesionit të Këshillit Ekzekutiv. Vendimet aty merren me shumicë votash, dhe nëse propozimi pranohet, vendimi përfundimtar mbi pranimin e Kosovës për anëtarësim do të ndodhë në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor të këtij viti.

Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë, dhe vendimi për pranim në këtë organizatë kërkon një shumicë prej dy të tretash.

Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO ka dorëzuar formalisht Shqipëria, dhe është mbështetur nga 45 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)