UNESCO sot voton për anëtarësimin e Kosovës
Paris, 9 nëntor - Konferenca e përgjithshme e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, do të hedhë në votë sot paradite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci.
Kjo kërkesë po kundërshtohet ashpër nga Serbia, e cila thotë se me anëtarësimin e Kosovës, do të rrezikohej trashëgimia kulturore e fetare ortodokse serbe.
Por, Kosova dhe aleatët e saj thonë se anëtarësimi në UNESCO në fakt do të rriste standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve