29 Dhjetor 2024

UNESCO shpreh shqetësimin për objektet e trashëgimisë kulturore

Pnom Pen, 18 qershor - Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se objektet e trashëgimisë kulturore botërore janë bërë objekt sulmesh në Siri, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. 
 
Shefja e Organizatës së OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, Irina Bokova foli në hapje të takimit të UNESCO-s në Pnom Pen të Kamboxhias.
 
Ajo bëri thirrje për bashkëpunim global në mbrojtje të qendrave të kërcënuara nga konflikti. Ato përfshijnë qendrat e lashta në Damask dhe Alepo në Siri si dhe në Timbuktu në Mali.
 
Në kuadër të takimit, Muzeu Metropolitan i Artit i New Yorkut  i ktheu zyrtarisht Kamboxhias dy nga thesaret e artit të shekullit të 10-të, dy statuja të Khmer Pamdavës.

Takimi i UNESCO-s me pjesëmarrjen e 121 vendeve po analizon më shumë se 30 qendra që konkurojnë për t’u përfshirë në listën e objekteve të Trashëgimisë Botërore, që u ofron atyre mbrojtje ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)