UNESCO nisë fushatë globale për mbrojtjen e trashëgimisë
Bon, 30 qershor - Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka dënuar shkatërrimin e objekteve të antikitetit dhe të trashëgimisë botërore nga Shteti Islamik dhe grupet e tjera, duke thënë se kjo mund të përbëjë krime lufte.
Rezoluta u arrit gjatë sesionit të 39-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Bon të Gjermanisë.
UNESCO-ja nisi gjithashtu fushatën \"Unite4Heritage\", një koalicion global për mbrojtjen e trashëgimisë botërore.
Irina Bokova është shefja e UNESCO-s:
\"Deklarata e Bonit është një ngjarje e rëndësishme, nisja e fushatës globale që shton mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar, partnerët tanë, zbatimin e ligjit në më shumë vende të botës dhe shoqërinë civile, rreth idesë që kemi për t\'iu përgjigjur kësaj sfide globale.\"