UNESCO-ja fut Kosovën në rend dite
Prishtinë, 12 tetor - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s e ka përfshirë në agjendë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkuar se votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO pritet të bëhet javën e ardhshme.
Në Paris para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka aprovuar agjendën përfundimtare, ku është përfshirë edhe pika e anëtarësisë së Kosovës, e sponsorizuar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale, por e rëndësishme, sepse tani mund të fokusohemi te votimi javën e ardhshme, ka deklaruar Thaçi.