UNESCO fillon sesionin e 39-të
Bon, 29 qershor - Sesioni i 39-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore u hap të dielën në Bon të Gjermanisë.
Në këtë sesion pritet të diskutohen trashëgimitë e reja kulturore dhe natyrore si dhe puna për ruajtjen e trashëgimive aktuale të përfshira në Listën e UNESCO-s.
Në fokus të këtij sesioni është ruajtja e trashëgimive nga shkatërrimi i organizatave ekstremiste.
Shefja e UNESCO-s, Irina Bokova tha në hapjen e sesionit se shkatërrimi i trashëgimive botërore është një pjesë kritike e krizës humanitare dhe të sigurisë, ruajtja e trashëgimisë botërore dhe e jetës së njerëzve janë të pandashme.
Hao Ping, kreu i sesionit të 37-të të UNESCO-s, zv.ministri i Arsimit i Kinës mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes.
Ai tha se ruajtja e trashëgimive aktuale botërore përballet me dy sfida, fatkeqësitë natyrore dhe artificiale. Terrori në Francë, Tunizi dhe Kuvajt ritregoi se forcimi i paqes nëpërmjet mirëkuptimit dhe harmonisë kulturore është shumë i rëndësishëm.