UNDP shpall fituesit e garës për foton më të mirë
Prishtinë, 9 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të shpall fituesit e garës për foton më të mirë online të lansuar me fushatën #fajikorrupsionit, sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Me këtë rast do të shfaqen 20 fotografitë më të mira të kësaj gare nga mbi 130 sa janë dorëzuar nga më shumë se 100 qytetarë.
Të gjitha këto fotografi janë vlerësuar nga juria profesionale që edhe do të shpall fituesit e tre vendeve të para.
Ekspozita do të jetë e hapur vetëm në këtë mbrëmje si një nga aktivitetet e shumta për të shënuar 9 dhjetorin.
Këto fotografi, pas ekspozitës, do të shpërndahen në zyret e institucioneve dhe organizatave vendore dhe të huaja për tju rikujtuar efektet negative të korrupsionit me të cilat qytetarët përballen në përditshmërinë e tyre.
Anëtarët e jurisë, Atdhe Mulla, Arben Llapashtica dhe Adriatik Kelmendi do ti ndajnë çmimet në këtë ngjarje.