05 Janar 2025

UNDP me Muze të Korrupsionit në DokuFest

Prishtinë, 8 gusht - Sot, me fillim në ora 16:00, tek keji në afërsi të Shadërvanit, do të hapen zyrtarisht dyert e Muzeut të Korrupsionit, një bashkëpunim ky në mes të projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it. 

Në këtë muze do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës.

Në këtë muze, që ka konotacion sarkastik, do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës. Muzeu ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarët rreth mënyrave të korrupsionit, në kohën kur ky fenomen është shpërndarë në shumë fusha dhe po lë pasoja në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Muzeu, që është vendosur në qendër të Prizrenit, do të jetë i hapur çdo ditë prej sot e deri më 13 gusht nga ora 12:00 deri në 20:00.

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)