U zbulua varri i Aristotelit
Athinë, 28 maj - Në pjesën veriore të Greqisë mbase është zbuluar varri i filozofit të madh antik Aristotel, shpallën arkeologë në Selanik. Supozohet se, Aristoteli i ka kaluar ditët e veta të fundit në qytetin e vet të lindjes Stagira, të vendosur në pjesën lindore të gadishullit të Halkidikit, jo larg nga qyteti Olimpija.
Supozohet se është i varrosur në Stagira gjatë vitit 322 përpara lindjes së Krishtit. Urna e gjetur ka qenë e vendosur në një ndërtesë me formën e një patkoi. Gërmimet dhe studimet në qytet filluan përpara 20 vjetëve, gjatë vitit 1996.