09 Janar 2025

U shit nga romët për një palë vathë

Minsk, 17 korrik - Miss Bjellorusia Olga Romanovich ka rigjetur familjen e saj pas 16 vjetësh. Ajo ishte vetëm katër vjeçe kur u rrëmbye nga një familje rome dhe u shit për një palë vathë floriri. Pasi u braktisën nga babai, Olga së bashku me nënën e saj shkuan në Moldavi.

Një familje rome e mashtroi nënën e 20-vjeçares duke i kërkuar t’ia blinte një paketë cigaresh dhe ia rrëmbej vajzën. Më pas Olga u shit në një tjetër familje rome në këmbim të një palë vëth floriri.

Ajo u birësua nga familja e Igor Preydas, të cilët ia ndërruan edhe emrin. Për shumë vite Olga u thirr Maria Preyda. 20-vjeçarja ka treguar se është rritur në një familje të varfër, por ishte e kënaqur me prindërit e saj birësues. Megjithëse të varfër, ata e dërguan në shkollë, madje e lanë të merrte pjesë edhe në një konkurs bukurie, në të cilin ajo mori çmimin e parë.

Olga ka treguar se personi që u kujdes më shumë për të ishte gjyshja, e cila, para se të vdiste, i ka thënë ta kërkonte nënën e vërtetë.

20-vjeçarja u lidh me policinë dhe Interpolin për ta gjetur familjen e saj dhe pas shumë përpjekjesh mundi ta gjente nënën në gjendje të rëndë. “Kur e pashë, qava. Ishte shumë keq. Nuk jetonte, por mbijetonte. Nuk doja ta lëndoja. Ime më nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur. Ishte punë fati”, thotë 20-vjeçarja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)