Tuna ofendon rëndë Vali Corleonen
Prishtinë, 3 tetor - Këngëtarja Altuna Sejdiu (Tuna) është hidhëruar shumë me deklaratat e rënda që Vali Corleone i ka dhënë në Tv Klan gjatë emisionit Zonë e Lirë.
Djaloshi kontrovers nga Gjilani që e ndërlidh veten me familjen Corleone të Sicilisë, gjatë intervistës para tri ditësh, ka lënë të kuptohet se ky ka pasur një lidhje me Tunën.
Për më tepër, ai ka thënë se po të dojë Tunën do ta rregullonte live në skenë.
Këto deklarata të Vali Corleiones, Tuna i ka marrë shumë përzemër dhe ka reaguar shumë ashpër ndaj tyre.
Këngëtarja seksi ofendimeve u është përgjigjur me ofendime, përmes rrjetit Twitter.
Ai që e ka veremin - kollitet, ai që e ka këmbën e thyer tapallon, ai që sështë tamam në kokë fol palidhje, ka shkruar Tuna në Twitter.
Kur nuk ke shans me pas diçka, e shanë\", është shprehur bukuroshja shqiptare nga Maqeonia, duke ironizuar me Vali Corleonen.