Tuna do të këndojë në koncertin e Busta Rhymes
Prishtinë, 30 mars - Tuna do të jetë këngëtarja e cila do të argëtojë publikun para se Basta Rhymes të dalë në skenë në koncertin e sotëm në Prishtinë.
Reperi amerikan me famë botërore do të performojë para publikut kosovar dhe bëhet kështu ylli i tretë botëror i këtij zhanri që viziton Kosovën, pasi më herët e kishin bërë edhe 50 Cent dhe Snoop Dogg.
Tuna kishte performuar edhe në koncertin e Snoop Dogg, vitin e kaluar, ndërsa falë stilit të saj të veçantë të muzikës dhe adhuruesve të shumtë në Kosovë, është zgjedhur të performojë edhe këtë herë, krahas Busta Rhymes.