29 Dhjetor 2024

Tre filma kosovar do të shfaqen në European Film Market të Berlinales

Prishtinë, 20 janar - ‘Histori Maje Kulmi’ nga Gazmend Nela, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli dhe ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari do të shfaqen në tregun e European Film Market për programer të ndryshëm të festivaleve dhe distributor.

Filmi ‘Histori Maje Kulmi’ do të jepet premierë në EFM dhe ky film është rrëfim për njerëzit që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që rrëfimin e tyre e tregojnë në rretha jo fort të zakonshme, pra maje kulmi. Në rolet kryesore janë aktorët Xhevded Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.

Ndërsa filmi ‘Tpadashtun’ flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

European Film Market është një ndër tregjet më të mëdha në botë dhe ky është viti i gjashtë që QKK është e pranishme me shtand.

Këtë vit do ta ketë shtandin e  përbashkët me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë ku do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit.

Aty do të organizohen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë dhe pritet të arrihen disa marrëveshje në fushën e filmit.

Delegacioni i Kosovës sivjet do të përbëhet edhe nga regjisorët dhe producentët e filmave që do të shfaqen me datat 11,12 dhe 13 shkurt si dhe kineastë të tjerë.

Gjatë kësaj kohe, së bashku me QKK-në e Shqipërisë do të organizohet një koktej rasti për nder të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të përbashkët.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)