Travolta-Preston presin fëmijën e tretë
SHBA, 20 maj - Një ditë pasi familja Travolta u trondit nga vrasja e dy qenve të dashur për aktorin, vjen një tjetër lajm, por këtë herë pozitiv.
Pak më shumë se një vit nga vdekja e djalit 16 vjecar, John dhe Kelly Preston janë në pritje të një fëmije. Eshtë e pamundur ta mbajmë sekret, sidomos një gjë të tillë kaq të mrekullueshme, shkruan cifti në faqen e internetit.
Ky do të jetë fëmija i tretë për 56 vjecarin dhe 47 vjecaren pas Jett të lindur në vitin 1992, i cili ndërroi jetë vitin e shkuar dhe Ella Bleu e lindur në vitin 2000. Preston është shtatzanë prej 3 muajsh.