Travolta dhe Preston përsëri prindër
SHBA, 25 nëntor - John Travolta dhe Kelly Preston janë bërë prindër për të tretën herë dhe djalit i kanë vënë emrin Benjamin.
Aktorja 48-vjeçare, e cila ka edhe vajzën Ella Bleu me Travoltan ndërsa vitin e kaluar humbi djalin tjetër Jett, të martën (23 nëntor) lindi foshnjën e re të tyre në spitalin e Florida dhe që të dy, edhe nëna edhe foshnja, janë mirë.
"John, Kelly dhe vajza a tyre Ella Bleu janë të kënaqur dhe shumë të lumtur për anëtarin më të ri të familjes. Që të dy, nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm dhe ia dalin mirë", ka thënë zëdhënësi i çiftit.