09 Janar 2025

Trashëgimia kulturore prioritet i MKRS-së

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti sot në një takim Këshillin Drejtues të Muzeut të Kosovës, nga të cilët u informua për zhvillimet në Muzeun e Kosovës, me sfidat dhe programin e punës që ka ky institucion për vitin që vjen.

Shala u shpreh se po vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore, duke shtuar se trashëgimia kulturore është prioritet i tij dhe i MKRS-së.

Ndërmjet ministrit Shala dhe anëtarëve të Këshilli Drejtues të Muzeut, po ashtu u bisedua edhe për rëndësinë që ka trashëgimia kulturore për Kosovës dhe veçmas muzeu si institucion i rëndësishëm që ekspozon, promovon dhe e afirmon atë.

Për këtë arsye, u kërkua që të punohet më shumë në vetëdijesimin e publikut për trashëgiminë kulturore, veçmas duke i shtuar ekspozitat dhe veprimtarinë publikuese.

Anëtarët e Këshillit Drejtues e informuan ministrin Shala me nevojat që ka muzeu, veçmas për trajnimin e stafit të tij.

Ata po ashtu u pajtuan me nevojën që vitin e ardhshëm t’i kushtohet më shumë rëndësi ekspozitave, si dhe publikimeve, në funksion të promovimit sa më të gjerë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)