03 Janar 2025

Trashëgimia kulturore e Kosovës me asete për mbrojtje të përhershme

Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, me ç’rast është nënshkruar vendimi për përfshirjen në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme të njëzet e tre (23) objekteve, sipas propozimeve të shqyrtuara nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e objekteve me status të mbrojtjes së përhershme.

Ministri Kujtim Shala me këtë rast e përgëzoi Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën e bërë, dhe u shpreh se ky akt është tejet e rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës; në funksion të ruajtës së kësaj trashëgimi të pasur dhe afirmimit të saj.

Shala po ashtu u shpreh se kjo Listë përbën një bazë të mirë që kjo trashëgimi tani e tutje të ketë një status të veçantë dhe si e tillë të ketë kujdesin më të theksuar.

Ai më tej u shpreh se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i vendit, prandaj edhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, në mënyrë që ajo atë ta ruhet, të kultivohet dhe të promovohet si vlerë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)