27 Dhjetor 2024

‘T’padashtun’ merr rrugë për në Goa të Indisë dhe Kairo

Prishtinë, 27 tetor - Propozimi i Kosovës për Oscars ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli do të shfaqet në dy festivale të kategorisë ‘A’ në nëntor të këtij viti, duke filluar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Indi, Goa, dhe në Festivalin Ndërkombëtar në Kairo të Egjiptit.

Ky është edicioni i 48-të i festivalit ndërkombëtar të filmit në Indi, Goa dhe konsiderohet si një ndër festivalet më të rëndësishme në Azi ndërsa Festivali Ndërkombëtar në Kairo mbanë edicionin e 39-të sivjet dhe është festivali më i vjetër në Arabi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

‘T’padashtun’ është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Filmi do të shfaqet edhe në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, festival ky i njohur për prezentimin e regjisorëve debutant përpara publikut gjerman ku do të jetë në konkurrencë ndërkombëtare pastaj në festivalin Cinedays në Maqedoni në konkurrencën Cinebalkan dhe në TIFF të Shqipërisë në konkurrencën ndërkombëtare.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)