"Tout en haut du monde" do të shfaqet në Anibar
Pejë, 17 gusht - Filmi Tout en haut du monde, do të shfaqet sot në Teatrin Istref Begolli.
Filmi flet për një vajzë të re që shkon në një avanture epike drejtë Polit të Veriut, për të gjetur gjyshin e saj.
Lianne-Cho Han vjen në Pejë për të prezentuar Long Way North. Ai është drejtor artistik i filmit, dhe gjatë prezentimit do të shfaq sekuenca nga filmi, story board, analizën e ilustrimeve, the imazhet finale.
Prezentimi i tij do të përmbajë imazhe dhe prapaskena në bardh e zi, dizajn të karaktereve, dhe skripten e ngjyrave të filmit.
Prezentimi do të mbahet në një ditë pas shfaqjes së filmit Long Way North.
Ky program është përkrahur nga Ambasada Franqeze në Prishtinë.