Tory Spelling mban akoma unazën e martesës
New York, 1 prill - Ylli i serialit "Tori & Dean", aktorja Tory Spelling, akoma mban unazën nga martesa e saj tetë vjeçare me McDermott edhepse ata tashmë janë ndarë, raporton US Weekly.
Në dhjetor të vitit të kaluar shpërthyen lajmet rreth aferës që ish-bashkëshorti i aktores pati me Emily Goodhand.
Tory ka mbajtur të fshehtë marrëdhënien me të shoqin por burime të brendshme thonë se ajo dëshiron ta mbaj familjen të bashkuar.
Nga martesa e saj me McDermott Tory ka katër fëmijë.