Tori Spelling e lumtur me familjen e saj
Los Anxhelos, 15 gusht - Aktorja e njohur Tori Spelling dhe bashkëshorti i saj Dean McDermott shkruajtën të enjten në faqen e tyre për ti siguruar adhuruesit e tyre dhe tërë botën se ata janë më të fuqishëm se kurrë.
,,Ashtu siç e dini ju të gjithë, familja jonë ka kaluar nëpër shumë gjëra këtë vit. Jam e lumtur dhe krenare të them se ne tani po kalojm shumë mirë dhe se unë dhe Dean po punjom shumë që relacioni ynë dhe familja jonë të jenë shumë mirë," ka njoftuar Spelling.
,,Jam krenare për bashkëshortin tim dhe për gjithë punën e mrekullueshme që ai e ka bërë për vete. Poashtu jam shumë e emocionuar që ai i është kthyer faqes The Gourmet Dad! Dean do të shkruaj aty për çdo gjë duke filluar nga ushqimi i familjes e deri te fitnesi."