26 Dhjetor 2024

Toni Braxton shtrohet në spital

Los Angelos, 8 dhjetor - Toni Braxton u shtrua në një spital të Los Angelosit me simptomat e sëmundjes “lupus”, sëmundje që lidhet me hiperaktivitetin e sistemin imunitar trupor.

Vetë këngëtarja ka konfirmuar lajmin, por qetësoi të gjithë fansat e saj në rrjetin social Twitter se gjithcka është nën kontroll.

“Përshëndetje miq! Ndodhem në spital për probleme shëndetësore që lidhen me sëmundjen lupus dhe mpiksjen e gjakut”, shkruajti ajo.

Edhe vëllai i Braxton vuan nga lupus, po ashtu xhaxhai i saj ka gjetur vdekjen si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga kjo sëmundje.

Lupus njihet si çrregullim i sistemit imunitar që prodhon antidote që luftojnë jo vetëm viruset dhe bakteret e dëmshme, por edhe aktivitetet e domosdoshme të organizmit. Simptomat e saj shfaqen kryesisht në lëkurë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)