Tom Hanks xhiron filmin e tij të ri ,,St James Place"
Nju Jork, 1 tetor - Aktori i njohur i Holivudit Tom Hanks ka punuar gjatë natës duke xhiruar skenat e filmit të tij të fundit në Nju Jork dje.
Aktori 58 vjeçar është parë në mes të lagjes Brooklyn duke u fshehur prapa një makine të vjetër. Ai mbante në dorë një ambrellë dhe dukej mjaft i frikësuar.
Filmi bazohet në incidentin U-2 që ka ndodhur në vitin 1960, në të cilin një avokat me emrin James B. Donovan është dërguar në qendër të Luftës së Ftoftë dhe atij i është dhënë një mision për të negociuar lirimin e Francis Gary Powers, i cili ishte pilot aeroplani i të cilit ishte rrëzuar në Bashkimin Sovjetik.