Tom Hanks: Kosova është e Serbisë
Hollywood, 18 shkurt - Dy herë fituesi i çmimit Oscar, Tom Hanks, në mënyrë të papritur ka dalë në mbrojtje të serbëve.
Gjatë një emisioni në televizionin kabllor në SHBA \"E\", ai ka thënë se Kosova ka qenë gjithnjë e Serbisë dhe përsëri një ditë do të jetë e asaj.
Duke folur për për filmin \"Historia e krijimit të shtetit të Izraelit\", të regjisorit Steven Spielberg, Hanks krahasoi hebrenjtë me vuajtjet e serbëve të Kosovë.
\"Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, hebrenj kanë vuajtur shumë. Por pavarësisht të gjithave ata nuk e humbën besimin dhe u kthyen përsëri në vendin e tyre. E njëjta çështje ka ndodhur edhe në Kosovë, e cila ishte e banuar nga serbët që ndërtuan manastiret dhe që kishin mbretin e tyre por më pas u dëbuan nga shqiptarët\", është shprehur Hanks.
Aktori është i njohur në Hollywood për interesin e tij për filmat historikë dhe është konsideruar si një nga aktorët më të edukuar.
Deri tani një lajm i tillë nuk është publikuar në mediet serioze, që do të thotë se lajmi mund të mos jetë i vërtetë.
Në vitin 2011 Hanks u takua në Berlin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes aktorit dhe aktorëve e regjisorëve kosovarë në ndonjë projekt të madh filmik.
Në këtë mënyrë u fry takimi i Hanks me Hoxhajn që në fakt mund të ketë qenë vetëm një shtrëngim duarsh.
Hanks iu bashkua Kishë Ortodokse Greke në SHBA në vitin 1988 kur u martua me Rita Wilson.
Ajo është skenarist e shumë filmave që flasin për traditën ortodokse greke dhe së bashku kanë prodhuar filmin e njohur My Big Fat Greek Weddin.