Tjetër video pornografike për Tulisa Contostavlos
Londër, 21 mars - Këngëtarja dhe aktorja britanike, Tulisa Contostavlos, e cila njëherësh është anëtare e jurisë në shoun X Factor, është bërë një tjetër yll pornografik.
Mediat po shkruajnë rreth një xhirimi seksual shtëpiak që ka dalë në publik, ndërsa zgjat gjashtë minuta dhe është xhiruar me telefon.
Videoja u vendos në një faqe interneti dhe kushtonte vetëm 3.9 paund për t`u shkarkuar, mirëpo është hequr shumë shpejtë, pasi avokatët e Tulisas e kanë paditur menjëherë faqen e që e publikoi videon.
Sipas spekulimeve, videoja është xhiruar para dy vitesh, ndërsa avokatët e këngëtares thonë se bëhet fjalë për një xhirim të rremë dhe se në video nuk është Tulisa.