10 Janar 2025

Tiranasit nisën shfaqjen e komedisë në skenën e ndriçuar me qirinjë

Mitrovicë, 23 korrik - Pikërisht në momentin, kur duhej të fillonte shfaqja e komedisë "Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur", nga trupa teatrore e Tiranës "Edukojmë Art",  në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica",  u ndal  rryma elektrike.

Mirëpo,  kjo nuk i pengojë aktorët tiranas që të fillojnë shfaqjen e tyre nën dritat e qirinjve të ndezur nga organizatorët e kësaj shfaqje dhe ndriçimit me celularë nga ana e audiencës. Për fat të mirë, mungesa e rrymës elektrike nuk zgjati shumë dhe shikuesit patën mundësin që të ndjekin shfaqjen në kushte normale.

Komedia në fjalë ishte pasqyrim i një realiteti të "hidhur" të lojës së fjalëve dhe ndjenjave, i tradhtive bashkëshortore, ku ishin të implikuar shtresa të ndryshme të shoqërisë, duke nisur nga një zyrtar bashkie (nënkryetari), i cili ndonëse i martuar kishte edhe një lidhje jashtëmartesore me një grua, ashtu siç edhe gruaja e tij që kishte të dashur burrin e dashnores së burrit të saj, por që asnjëri nuk e dinin për tjetrin.

Ngjarja fillonte nga një hajdut që kishte hyrë në shtëpinë e nënkryetarit për të vjedhur, por që situata e detyroj të bëhet mburojë e tradhtive bashkëshortore të të tjerëve, ndërkohë që kjo i shkaktoj shumë telashe me gruan e tij.

Të gjitha ngjarjet jo edhe aq të këndshme që e karakterizonin shfaqjen, u luajtën shumë mirë nga artistët dhe në fund u arsyetuan me “keqkuptim”.

Kjo shfaqje ishte njëra nga aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”  dhe u pritë mirë nga shikuesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)