07 Janar 2025

Tina Turner mohon se ka patur një gjendje të fikëti

Londër, 28 maj - Zëdhënësi i Tina Turnerit ka reaguar duke mohuar kategorikisht zërat se diva e muzikës botërore ka patur një gjendje të fikëti.

“Tina Turner gëzon një shëndet të mirë”, ka thënë zëdhënësi i saj për “Daily Mail”. 

Albert B. Cologne, mik dhe shofer personal i divës, kishte konfirmuar se “ka patur një gjendje të fikëti, por është duke e rimarrë veten”. 

Cologne  ka shpjeguar  që  artistja për këtë motiv është detyruar të anulojë pushimet e saj në Carinzia të Austrisë. 

Zëdhënësi i Tina Turner e ka mohuar  faktin se artistja kishte në program për t’u nisur në Austri dhe se këngëtarja nuk ka patur kurrë një shofer të quajtur Alberto B. Artikulli shumë shpejt është zhdukur nga siti i “Express”, shkruan “Daily Mail”.
 
Por, edhe në muajin shkurt u tha që artisja kishte pësuar një gjendje të fikëti. Në atë rast ishte mikesha e saj Oprah Winfrey që e përgënjeshtroi lajmin duke postuar në “Twitter”: “Tina pati një moment delikat, por që po e merr veten dhe është mirë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)