Timberlake heq dorë nga turnetë
SHBA, 8 qershor - Superylli i muzikës pop, Justin Timberlake, planifikon që t`u japë fund turneve, mirëpo këtë do ta bëjë pasi të ketë organizuar edhe një turne të fundit.
Vitet e fundit, krijuesi i hitit SexyBack është tërhequr nga muzika për t`u përqendruar në karrierën e tij si aktor në filmat, si The Social Network dhe filmat e ardhshëm Bad Teacher dhe Friends With Benefits.
Ndërkaq, edhe pse nuk ka hequr dorë nga muzika, ai ka thënë se do të heqë dorë nga turnetë.
Mund të bëjë edhe një turne dhe më pas t`u jap fund atyre, ka deklaruar këngëtari për revistën Vanity Fair.