Timberlake, fushatë për Oskar
SHBA, 29 nëntor - Justin Timberlake është në përgatitje të një fushate të jashtëzakonshme për të bindur bosët e Akademisë Amerikane të Filmave se ai vlen për të fituar një Oskar vitin e ardhshëm, për rolin e tij në filmin The Social Network.
Këngëtari ka vënë mënjanë karrierën e tij muzikore për ta ngritur atë filmike, ndërsa ka marrë komplimente të shumta për rolin në filmin dedikuar krijimit të Facebookut, The Social Network.
Ai është i bindur që të nominohet për çmimin Oscar edhe pse ka konkurrencë të madhe nga Andrew Garfield. Sony është duke llogaritur koston e fushatës, por Justin po e bën këtë tashmë në mënyrën e tij, theksoi një burim.