06 Janar 2025

Themelohet Task-Forcë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Prishtinë, 1 qershor - Në pajtim me nenin 19 të Rregullores e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për Fushat e Përgjegjësive Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovë sot miratoi propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për krijimin e Task-Forcës, me qëllim të bashkërendimit të punëve për anëtarësimin apo aderimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë.

Ministrin Kujtim Shala në ekspozenë e tij në mbledhjen e  stome të Qeverisë së Kosovës u shpreh se MKRS-ja konsideron që pas rezultatit të jashtëzakonshëm të anëtarësimit të plotë të asociacioneve të sportit të Kosovës në asociacionet ndërkombëtare, i gjithë fokusi duhet të jetë te anëtarësimi dhe aderimi në organizata e konventa ndërkombëtare të kulturës, kështu që është e domosdoshme që të kemi një mekanizëm, i cili do të ndihmojë dhe do të bashkërendojë punët.

Më tej Shala shtoi se qëllim primar i kësaj Task-force do të jetë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me UNESCO-n dhe organizatat e tjera të rëndësishme të kulturës dhe të trashëgimisë. Po ashtu, do të asistojë në procesin e aderimit në konventa dhe karta ndërkombëtare të kulturores, me qëllim lidhjen e Kosovës me institucione ndërkombëtare kulturore.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se MKRS-ja, krahas kësaj, do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me shtete të veçanta, me qëllim që të rris bashkëpunimin në fushën e kulturës me vendet e tjera dhe të rrisë përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të kulturës.

Në fund të fjalës së tij në Shala u shpreh se çdo anëtarësim do të jetë i dobishëm për komunitetin dhe institucionet e kulturës së vendit, si dhe do të ndihmojë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës ës Kosovës.
 
Task-Forca do të përbëhet nga përfaqësuesi i:
a.      Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit - kryesues;
b.      Presidencës;
c.      Kryeministrisë;
d.      Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Republikës të Kosovës;
e.      Ministrisë të Punëve të Jashtme;
f.        Ministrisë së Integrimeve;
g.      Ekspertë sipas nevojës;
h.      Përfaqësues të shoqërisë civile.
 
Task-Forca, në radhë të parë, do të ketë në fokus në anëtarësimet/aderimet në këto organizata: Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe të Restaurimit të Pasurisë Kulturore (ICCROM); Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Lokaliteteve (ICOMOS); Konventa mbi Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (UNESCO 1972); Karta Ndërkombëtare mbi Ruajtjen dhe Restaurimin e Monumenteve dhe Lokaliteteve (Karta e Venedikut, 1964/ICOMOS); Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Këshilli i Evropës 1992); Konventa Kulturore Evropiane (Këshilli i Evropës, 1954); Programet e BE-së etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)