10 Janar 2025

The Interview mbledh 15 milionë dollar nga shfaqjet online

Los Angeles, 30 dhjetor - Megjithëse Sony nuk ka shfaqur filmin shumë të përfolur ‘The Interview’ në kinema, përveç disa shfaqjeve të limituara, ata kane vënë filmin online që të shikohet me pagesë.

Komedia e James Franco e Seth Rogen gjaë kësaj jave ka mundur të shikohet në Youtube, Google Play e Xbox dhe në të gjitha këto ka arritur të shkarkohet apo edhe të merret me qira 2 milionë herë, duke mbledhur 15 milionë dollarë.

Kjo shumë i shtohet 3 milionë dollarëve të mbledhur nga shfaqjet e limituara ndërsa nga dje filmi është edhe në iTunes, kur pritet të grumbullojë ende më shumë të holla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)