Thaçi uron Kadaren
Prishtinë, 28 janar - Kryeministri i kosovës, hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen shkrimtarit Ismail Kadaresë.
\"Sot ka ditëlindjen Kadareja, shkrimtari më i madh yni dhe është një gëzim i veçantë që ta uroj këtë kolos të letërsisë shqiptare. Gjeniu i letërsisë sonë bashkohore ka luajtur një rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në mbarë botën\", ka uruaur ai në facebook.
Sapo nisa të lexoj me kënaqësi librin e tij më të fundit Bisedë me brilantet në pasditen e dhjetorit. Më duhet të them që magjepsem jo vetëm me margaritarët që ai vazhdon të shkruaj por edhe me punën e palodhur që ai bën për ta orientuar kombin shqiptar drejt botës perëndimore dhe drejt vlerave universale të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Ne të gjithë krenohemi me të dhe i jemi trefish mirënjohës Kadaresë:
\"Së pari sepse me suksesin që ka korrur me veprat e tij ka ngritur lartë imazhin e kombit tonë dhe ka dëshmuar që ne jemi komb vital, me vlera dhe vyrtyte të lakmueshme. Së dyti sepse është një ndër figurat kryesore publike shqiptare që më së shumti e ka denoncuar totalitarizmin komunist të Shqipërisë dhe ka kontribuar që populli të vetëdijësohej dhe distancohej nga ajo e kaluar e errët. Së fundmi roli i tij në mediat dhe qarqet e ndryshme politike e diplomatike ndërkombëtare për ngritjen e çështjes së Kosovës dhe për sigurimin e mbështetjes për kauzën e lirësë është i pakrasueshëm. Unë i jam përjet borxhli për mbështetjen e tij të çmuar në ditët e vështira të negociatave të Rambujesë\", ka shkruar ai.
Prandaj në emrin tim dhe të gjithë bashkëqytetarëve i them : Gëzuar ditëlindjen Kadare dhe paç jetë të gjatë