Thaçi: Shumë ambasadorë na uruan për fitoren
Paris, 23 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, mbrëmë mori pjesë në një organizim ku u prezantuan botimet e MPJ dhe British Council në fushatën KosovoinUNESCO.
\"Shumë ambasadorë erdhën të na urojnë për fitoren në Bordin Ekzekutiv, ndërsa ishin të pranishëm edhe disa artistë të rinj kosovarë që merrnin pjesë në një festival arti në Paris dhe që janë të suksesshëm edhe në skenën ndërkombëtare\", ka theksuar Thaçi.
\"Dy artiste austriake folën gjithashtu për skenën e artit modern kosovar. Falënderova miqtë e Kosovës, British Council por edhe artistët e ndryshëm për ndihmën që po i japin afirmimit pozitiv të Kosovës me punën e tyre