09 Janar 2025

Thaçi: Leximi është vendimtar për zhvillimin e burimeve tona

Prishtinë, 8 shtator - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka thënë se 8 shtatori është Dita Ndërkombëtare e avancimit të Shkrim-Leximit dhe shënimi i kësaj dite është me shumë rëndësi për Kosovën.

“Leximi është vendimtar për zhvillimin e burimeve tona njerëzore sepse mundëson procesin e të mësuarit, përmirëson mendimin kritik të çdo personi, shton aftësinë për të përvetësuar dhe kuptuar informacion, rrit inteligjencën emocionale dhe empatinë e qytetarëve që nëpërmjet leximit arrijnë të kuptojnë këndvështrime të njerëzve të tjerë të ndryshëm nga ata.

Si pjesë e Misionit të Ri të ndërtimit të një ekonomie të zhvilluar të mbështetur në burime cilësore njerëzore, me të formuar qeverinë e re ne do të nisim hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse që do të synojë të ndërtojë shprehi sa më të mira të leximit dhe një konsum sa më masiv të librit në Kosovë”, ka shkruar Thaçi ne Facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)