Tetë filma të përkrahur nga Qendra Kinematografike shfaqen në PriFest 2018
Prishtinë, 16 korrik - Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Prishtinës fillon këtë të martën dhe do të hapë edicionin e saj të 10 me Rooftop Story, një film nga regjisori Gazmend Nela i cili shfaqet premiere në Kosovë pas asaj të Montrealit.
Ndërsa, gjatë javës do të jenë edhe shtatë filma të tjerë të përkrahur nga Qendra Kinematografike që do të shfaqen në këtë edicion.
Këto filma janë: Martesa nga Blerta Zeqiri, Gjumë dhe Dashuri nga Arsim Haliti, Një tregim Prishinë nga Burbuqe Berisha, Me dasht, Me dasht, Me dasht nga Ilir Hasanaj, Klithma nga Korab Lecaj, Viti i Majmunit nga Vladimir Blazevski, dhe mbyllja e festivalit do të bëhet me filmin Kthimi nga Kastriot Abdyli.