29 Dhjetor 2024

Teatri mitrovicas merr çmimin “Teatri ndryshe”

Mitrovicë, 1 gusht - Teatri i qytetit të Mitrovicës ka marrë çmimin “Teatri ndryshe” në edicionin e pestë të festivalit ambiental që u mbajt në fund të muajit korrik në Podujevë.  Këtë çmim e mori për shfaqjen "Jashtë bie bore" të autorit italian, Vincenzo Salemme, në regji të Kastriot Saqipit.

 Çmimi "Teatri ndryshe" ndahet për gjetjet me te veçanta regjisoriale, për skenat e krijuara, për skenografi dhe kostume më ndryshe. Drejtori i Teatrit të qytetit të Mitrovicës, Mirsad Ferati, tha se u lavdërua nga kritika puna e palodhshme dhe shume e veçantë e regjisorit Kastriot Saqipit, sidomos për gjetjet e tij regjisoriale si në aspektin e shtrimit te shfaqjes në skenë ashtu edhe për përzgjedhjen e skenografisë dhe elementeve tjera të rekuizitave.

Në këtë festival kanë marrë pjesë teatro profesioniste nga Kosova, Rumania, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Gjithsej ishin 14 shfaqje, ndërsa juria profesionale përbëhej nga dy përfaqësues nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Ky është çmimi i tretë që ka fituar Teatri i qytetit të Mitrovicës brenda dy viteve të krijimit te tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)