Të rinjtë të bashkuar kundër korrupsionit
Prishtinë, 9 dhjetor - Gjatë këtij viti, Qendra për Studime te Avancuara FIT në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë ka implementuar projektin Të rinjtë të bashkuar kundër korrupsionit\".
Ky projekt ka pasur në fokus nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Prizrenit, Vushtrrisë, Obiliqit, dhe Vitisë, të cilët janë përfshirë në aktivitete të ndryshme për të rritur vetëdijen dhe përfshirjen e të rinjve në luftimin e korrupsionit.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për Studime të Avancuara FIT ka organizuar konferencë për shënimin e kësaj dite.
Gjatë kësaj konference nxënësitë pjesëmarrës në projekt kanë prezentuar punime të ndryshme të cilat si mesazh kishin vetëdijësimin e të rinjëve për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe poashtu kanë nënshkruar deklaratën Bëhu i Përgjegjshëm, Thuaj jo Korrupsionit .
Konferenca ka vazhduar me mbajtjën e një sesioni diskutimi me temën Roli i Rinisë në Luftën Kundër Korrupsionit me fëmije dhe një paneli i përbërë nga ekspert të fushës dhe përfaqësues të institucioneve.
Në hyrje të konferencës, Zëvendës-Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland theksoi rolin që të rinjët kanë në parandalimin e korrupsionit.
Pjesëmarrës në panel ishin edhe Zv. Ministri i Drejtësisë Florian Dushi, Drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsionit Shaip Havolli, Menagjerja e Programit Anti-Korrupsionit të UNDP Shqipe Neziri Vela, dhe Akaash Maharaj Drejtor Ekzekutiv në Organizatën Ndërkombëtare GOPAC.