Të rinjtë kosovarë janë një aset i çmuar
Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Ministri Beqaj, vlerësoi angazhimin e Luksemburgut, përmes investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite.
Ai njoftoi znj. Dostert për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe përkushtimin për të bashkëpunuar.
Ministri Beqaj dhe znj. Dostert, u dakorduan për bashkëpunim në fuqizim të sektorit privat, promovim të eksporteve, rritje të kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë, në fushën e edukimit dhe me theks të veçantë tek trajnimet profesionale.
Të rinjtë kosovarë janë një aset i çmuar, prandaj bashkërisht do të punohet në hapjen edhe të dy Qendrave të Kompetencës sikur në Ferizaj dhe Prizren, për t’i ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe punësim të rinjve.
Shkëmbimi i përvojave mes bizneseve të dy vendeve dhe krijimi i lidhjeve për bashkëpunim do të jetë në plan afatshkurtër të veprimit.