Të hënën lansohet kënga e re e Tunës
Shkup, 25 korrik - Cozman dhe Tuna kanë vendosur që më në fund të publikojnë projektin e tyre të shumëpritur nga publiku dhe nga mbarë industria e muzikës.
Holla titullohet projekti i punuar në studion e Zzap nChriss me instrumental të Ddujas dhe Str8Fiyas, teksa videoklipi është realizuar nga Max Production.
Pikërisht klipi duket të ketë marrë kohë për lansimin e projektit të ri të Cozman, i cili tash e ka të ftuar të dashurën e tij, Tunën.
Sipas informacioneve të Telegrafit projekti do të publikohet në kanalin e njërit prej artistëve të hënën dhe do vijë si premierë.
Bëhet fjalë për një këngë shumë ritmike që e shfaq të fuqishem reperin e Babastars dhe Tunën jashtëzakonisht seksi.
Ky projekt do të jetë sipas të gjitha gjasave hiti i kësaj vere nëse arrin të pëlqehet nga publiku dhe do të jetë në konkurrencë me këngën Shumë Pis nga Ledri Vula dhe Era Istrefi.