Taylor Swift në pritje të propozimit nga Calvin Harris
Holivud, 30 korrik - Taylor Swift dhe Calvin Harris janë duke e përjetuar një romancë të vërtetë për rreth katër muaj dhe këtë nuk e fshehë aspak Calvin, i cili në një intervistë të dhënë kohët e fundit lavdërohet për lidhjen e tij me Taylor.
Sipas tij ata dy janë çmendurisht të dashuruar në njëri tjetrin.
Sipas një raporti tjetër të publikuar në revistën Life & Style ai pritet ti propozoj martesë asaj dhe do ti dhuroj një unazë e cila do të ketë vlerën e 500 mijë dollarëve.
Një burim i afërt me këngëtaren bën të ditur se Taylor do të pranoj pa asnjë hezitim propozimin për martesë.