Taylor Swift krijon këngë për ish të dashurit e saj
SHBA, 8 tetor - Taylor Swift ka theksuar se ajo është duke krijuar këngë për ish të dashurit e saj, të cilët e meritojnë, por pranon të jetë e frikësuar që një ditë dikush mund të krijojë gjithashtu diçka të tillë për të.
Këngëtarja, e cila më parë ka qenë në lidhje me aktorin e \"Twilight\", Taylor Lautner dhe me yllin e Disney, Joe Jonas është shprehur se nuk është fare e frikësuar që shpreh hidhërimin dhe i demaskon ish të dashurit e saj nëpër këngë. Por këngëtarja Suift është skeptike, pasi një ditë ata mund të hakmerren.
\"Jam e sigurt se një prej ish të dashurve do të hakmerret. Ky është një koncept mjaft frikësues. Por, unë jam e sigurt se unë krijoj këngë të këqija vetëm për ata të cilët e meritojnë\", theksoi Swift.