Taylor Swift i dhuron donacion shkollave publike të Nju Jorkut
Nju Jork, 25 shkurt - Taylor Swift i ka dhuruar një donacion në vlerë prej 50,000 dollarë sistemit të shkollimit publik në Nju Jork, të ardhura këto të fituara nga kënga e saj ,,Welcome to New York".
Në lidhje me këtë zëdhënësja e Departamentit të Edukimit të qytetit të Nju Jorkut e lëshoi një deklaratë në MSNBC ku tha se i janë shumë mirënjohës asaj për këtë gjest.
Por jo të gjithë e vlerësojn njëjtë dhurimin e këtij donacioni. Disa adhurues të saj mendojnë se ajo është dashur të jep më shumë duke pasë parasysh faktin se ajo ka fituar më shumë se 60 milion dollarë në vitin 2014.