Taylor Swift, "Femra e Vitit 2011"
Los Angelos, 5 dhjetor - Këngëtarja e muzikës country Taylor Swift është shpallur si gruaja e vitit 2011 nga revista muzikore Billboard.
21-vjeçarja, e cila po korr shumë sukses kohët e fundit, theksoi se e ka pasur ëndërr të shihte emrin e saj në këtë revistë kur ishte e vogël.
Ëndërroja që një ditë edhe emri im të ishte në këtë revistë dhe më duket e pabesueshme që tashmë jam këtu duke marrë një çmim të tillë, tha Swift gjatë tërheqjes së çmimit.
Swift është artistja më e re që ka fituar një çmim Grammy për albumin më të mirë me Fearless dhe mori 3 çmime në American Music Awards në muajin nëntor.