03 Janar 2025

Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit në aksion

Prishtinë, 22 janar - Sot, me vendim të Task Forcës Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, Inspektorati i Tregut,  në mbështetje të njësive operative dhe hetuese të Policisë së Kosovës, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me fotokopjimin e librave - materialeve të shkruara që mbrohen me të drejtën e autorit.

Gjatë kontrollimeve është konstatuar se shumica e subjekteve që merren me fotokopjim të materialeve të shkruara nuk kanë poseduar materiale të paautorizuara. Tek subjektet në të cilat janë gjetur materiale pirate, ato janë sekuestruar nga Inspektorati i Tregu, dhe Policia e Kosovës do të procedoj rastet e shkeljeve në prokurorinë kompetente.

Njoftojmë mbajtësit e të drejtave dhe subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, do të jetë në veprim dhe do te ndërmerr aksione të vazhdueshme në treg, duke instaluar sistemin e mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe luftën kundër piraterisë si një mision të përditshëm të institucioneve shtetërore.

Task Forca njofton se Policia e Kosovës ka ngritur kallëzimet e para penale kundër shkelësve të të drejtave të autorit dhe procedura penale është duke vazhduar në prokuroritë dhe gjykatat kompetente. 

Task Forca rikujton masat e parapara ligjore për shkeljen e të drejtave të autorit:
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)