Tamara Ecclestone pozon nudo për Playboy
New York, 27 mars - Nuk ka folur aspak për setin fotografik nudo për revistën Playboy, por Tamara Ecclestone ka vendosur që mos të lërë në pritje fansat e saj dhe në këtë mënyrë ka postuar një nga fotot që do të publikohen në revistë.
Vajza e pronarit të Formulës 1, Bernie Ecclestone, ka pozuar në këtë foto me të pasmet krejtësisht të zbuluara.
Mendohet se kjo do të jetë një nga imazhet më konservatore të revistës për të rritur pasi modelja në fotot e tjera ka pozuar krejtësisht nudo.